Gjatë gjithë karrierës time në politikën opozitare, më ka lidh puna dhe jeta me shumë miq të qarqeve të ndryshme. Por keto 13 vitet e fundit me shumë kam udhëtuar ne Qarkun Berat. Berati eshte qytet antik nga më të bukurit në Shqipëri. Eshte nje qytet që ka pritur e percjellë gjithmonë me bujari.
Për fat të keq ky qark është nga më të varfërit në vend. Ka nje shpopullim me rreth 40% të banorëve. Nga dita në ditë, po shkatërrohet nga mungesa e shtetit dhe lënia në harresë totale. Qarku Berat me 5 rrethet e tij , janë në një varfëri ekstreme. Poliçani në 12 vite të rilindjes , s’ka asnjë bisnes të madh dhe banorët veç mbijetojnë .
Çorovoda , dhe pse me pak turizëm malor dhe të kanioneve , është kthyer ne nje qytet ku jetojnë të moshuar dhe ku ndihet shumë shpopullimi.
Rruga për në Çorrovodë është pothuajse e pakalueshme nga mungesa e investimeve
