Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në një lokal në kryeqytet mëngjesin e sotëm.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00 në rrugën “Sali Butka”, në ambientet e jashtme të një lokali.
Policia e Tiranës thotë se lokali është marrë në përdorim nga një 40-vjeçar me iniciale A.Xh.
Nga shpërthimi i lëndës plasëse ka vetëm dëme materiale dhe asnjë të lënduar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.
