Shpërthim me lëndë plasëse në një banesë në Lezhë, dëme materiale në pronën e një emigranti në Itali

Data

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit në fshatin Rrilë, në Lezhë.

Sipas të dhënave paraprake, lënda plasëse ka shpërthyer në portën e jashtme të banesës në pronësi të shtetasit T. Ç., i cili jeton përkohësisht në Itali.

Burime bëjnë me dije se në këtë banesë nuk banonte askush prej më shumë se 20 vitesh. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Policia njoftoi se menjëherë pas marrjes së informacionit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore dhe grupi hetimor.

“Nën drejtimin e Prokurorisë po kryhen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related