Shpërdoroi detyrën, Apeli GJKKO lë në fuqi dënimin me 8 muaj burg për ish-kryebashkiaken e Libohovës, i konvertohet…

Data

Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për dënimin me 8 muaj burg të ish-kryebashkiakes së Libohovës Luiza Mandi, për shpërdorim detyre. Në ndryshim nga Shkalla e Parë, Apeli ia pezulloi dënimin me burg duke e konvertuar në 1 vit e 4 muaj shërbim prove. Bëhet fjalë për një kallëzim të bërë nga një qytetar, i cili pretendonte se në pronat e familjarëve të tij bashkia po zhvillon një projekt zgjerim rruge ku kishte pajtuar firmën Alba Kontruksion për kryerjen dhe zhvillimin e zonës. Duke u njohur me këtë fakt, qytetari ka kontaktuar vetë me kryetaren e bashkisë dhe përgjegjësin e urbanistikës, ku e kanë sqaruar se pas përfundimit të projektit do të merreshin me riparimin e dëmeve të shkaktuara në tokat e tij, si dhe duke pastruar dherat dhe inertet që ishin hedhur.

Por gjatë përfundimit të punimeve, denoncuesi ka konstatuar se muri rrethues nuk ishte ndërtuar në cilësinë e duhur, por ndërtimi ishte shtrirë edhe në sipërfaqe të tjera të tokave në pronësi të tij. Në këto kushte, Prokuroria e Posaçme nisi hetimet dhe sekuestroi projektin në fjalë ku është konstatuar se ishin cenuar pronarët e tokës nga Libohova. Sipas shkresave, gjatë zhvillimi të projektit në fjalë nuk është zbatuar procedura e shpronësimit çka ka sjellë dhe dënim ekonomik të familjes kallëzuese në një vlerë prej 362,480 lekë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related