Partia Socialiste ka shpallur programin e ri ekonomik, ku parashikohen ndryshime të rëndësishme për pagat, pensionet dhe bonusin e bebes.
Që nga 1 janari 2026, paga minimale do të rritet nga 40 mijë në 50 mijë lekë në muaj.
Ndërkohë, për pensionistët po përgatitet një dokument i ri në bashkëpunim me Bankën Botërore, që do të çojë gradualisht pensionin minimal në 20 mijë lekë dhe mesatarin në 40 mijë lekë deri në vitin 2029
