Edhe pse jam i majtë nuk mendoj se krahasuar me zgjedhjet e kaluera këto zgjedhje janë dy fish më të rëndsishme për të majten shqiptare. I gjithë programi i së majtës është përmbledhur në një pasaportë me yje europiane. Këtë pasaportë e kan përfituar më shumë se gjysma e shqiptare të cilët jetojnë në Europë, se vendi i tyre ua ngriu buzqeshjen ngase triumfoj padrejtësia, korrupsioni, miqësia, hatërlleku.
Saherë vinë zgjedhjet pushtetarët na vinë me kuran e bibel në duar duke u përbetuar mbi to se çdo fëmije do ia fshinë lotët e skamjes, se çdo të riut do ti sigurojnë punë, çdo të sëmuri do ti sigurojnë ilaçet, çdo të vobekti do ti sigurojnë minimumin jetik… se edhe qiellit do tia përndritin ngjyrat …me fitoren e tyre do të mbjellin trendafila, zambakë, jasemin e gojfil…
Pas dymbdhjet vjet në pushtet i së majtës shteti u kthye në narko shtet. Njerëzve të thjeshtë iu rezervua represioni skllavërues i oligarkve. Një popull i tërë filloj të eksportojë mjek, mësues, imxhinjer, specialistë të të gjitha fushave. Qeveria u shëndrrua në qeveri shtypse e të varfërve, u shëndrrua në një qeveri që prodhon skamje e mjerim.
Atdheu im i vogel po shëndrrohet në një vend lypsarësh e barbonësh që mund të vdesin nëpër rrugë.
Sot është radha e të ofenduerve të dalin e të votojnë, dita e fshatarve, e puntorëve, e të papunve, e njerëzve me përkrahje sociale, e familjarëve që termeti u ka shembur shtepitë, e të zhvendosurve, viktimave të pafashme të sistemit, sot është fillimi i fundit i këtij shteti pa ndjenja, i këtij shteti që të shtynë të lësh atëdheun, të lësh grua e fëmijë, të lësh nënë e babëe të emigrosh nëpër botë. Ndaj le të dridhen rrugët nga tërbimi dinitoz i njerëzve të thjeshtë që pushteti i vodhi të ardhmen. Le të dridhet toka e qiell nga piskama e votës dinitoze e shqiptarvebrenda e jashtë atëdheut!
Shqiptar edhe fëmija brenda barkut të së ëmbës e ka ndijer fukarallekun që ka instaluar ky pushtet, kjo qeveri!
Tashmë kjo javë është e shenjtë. Njëmbëdhjetë maji po afron. Kjo qeveri ka menduar se unë do të jem gjithëmonë robi i saj, skllav i përjetshëm i saj. Jo, nuk jam skllav. E kam votuar tridhjet vjet, pa kushte. Dhe kjo qeveri ma ka shpërblyer duke mi detyruar fëmijët të emigrojnë në Europë dhe të kërkojnë azil. Ajo duhet ta dijë se dashuria për të, mbaroj. Mjaft më ka mbuluar me mantelin e natës! Me Edi Ramen kryeministër jetojmë në një botë pa zot. Ndaj, njerëz jepi fuqi ndryshimi votës tënde! Jepni fund me voten tuaj kësaj pandemimie qeverisëse që na ka shkaktuar kaq shumë dhimbje, kaq shumë fukarallk, kaq shumë ndarje, kaq shumë mjerim… le tu japim fund fëmijëve lypsar në semafor që lypin një monedhë të mjerrushme për të qetësuar urinë që i ka rrëzuar!
Në tovolinen e të varfrit një mizë e shkretë fluturon përditë mbi pjaten e pa larë të ngopet me ndonjë pikël lëngu fasulje, se edhe miza ndihet e mjerë…
Njerëz mjaftë jetuat për të tjerët! Njerëz mjaftë udhtuat rrugve të pasigurisë, mjaftë emigruat në vendet e huaja! Pencionitstë mos e konsideroni vetën pleq të pashpresë! Zgjohuni nga agonia dhe shkoni tek kutia e votimit dhe votoni për mirëqenien tuaj, votoni për shendetin tuaj, për ilaçe europiane të ribursueshme nga shteti!
Koha eshtë tani! O sot o kurrë !
