“Shko e merre vetë zarfin e votimit”/ PD ankesë në KQZ: Të merren masa urgjente

Data

PD në ankesë shkruan se është krijuar konfuzion, si dhe janë ngritur shqetësime serioze për transparencën, standartin dhe ligjshmërinë e procesit të votimit. Në ankesë shkruhet se ndryshimi i mënyrës së shpërndarjes së zarfeve bie ndesh me deklaratat dhe rregullat e mëparshme të KQZ-së.

Më tej thuhet se sipas kuadrit ligjor, operatori postat ishte i detyruar të dorëzonte fizikisht çdo zarf tek votuesi, kundrejt nënshkrimit dhe paraqitjes së një dokumenti identifikimi. Ata theksojnë se tha publikisht se asnjë anëtar familjeje nuk mund të merrte zarfin në emër të një tjetri dhe do të bëheshin tre tentativa për t’u gjetur votuesi në adresë.

Sipas PD, zarfet jo vetëm që nuk u dorëzohen në dorë qytetarëve, por shpeshherë po përvetësohen në mënyrë të organizuar nga individë të caktuar që mund të paraqiten pranë pikave postare, duke përdorur makina me qira me targa shqiptare për të shmangur gjurmët. PD pretendon gjithashtu se këta persona, të dyshuar të lidhur me PS dhe strukturat e saj, mund të kenë grumbulluar zarfa me fletët e votimit, çka është totalisht e ndaluar dhe penalisht e dënueshme.

Sipas PD, kjo mënyrë dorëzimi nga “zarfi vjen në shtëpi” në “shko e merre vetë” jo vetëm që rrit vështirësitë praktike për mijëra votues, por krijon dhe hapësirë për ndëryrje, parregullsi dhe potencialisht manipulime procesi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related