Shkëlzen Berisha: Jam këtu si demokrat, s’kam besim te drejtësia që mban të burgosur liderin e opozitës

Data

Djali kreut të Partisë Demokratike, Shkëlzen Berisha, është shprehur për mikrofonin e A2 CNN se ishte i pranishëm sot në protestë si demokrat.

I pyetur nëse njëlloj si motra e tij Argita ka ambicie që të jetë më aktiv politikisht në PD, Berisha la të kuptohet se partinë e drejtuar nga babai, do të vijojë ta mbështesë si qytetar.

Jam këtu si demokrat për të gjitha padrejtësitë. Unë jam si qytetar për të mbështetur protestën. E kemi takuar doktorin. Është shumë mirë, është i fortë, me moral shumë të lartë. E mban drejtësia e kapur nga politika. Si mund të kesh besim në një drejtësi që mban të burgosur liderin e opozitës, pa asnjë akuzë.”

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related