Zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli ka publikuar një denoncim për Emiliano Lule, Drejtorin e Institutit të nxënësve që nuk shikojnë ‘Ramazan Kabashi’.
Në një deklaratë për shtyp, Vangjeli shprehet se mësuesit dhe stafi i këtij Instituti, kanë adresuar ankesën e tyre me shkrim drejtuar kryeministrit Edi Rama, MARS dhe institucioneve të saj të varësisë, ku ankohen për drejtuesin e këtij instituti lidhur me sjelljen denigruese ndaj mësuesve duke i kërcënuar deri në largimin e tyre nga puna.
Deklarata nga Genta Vangjeli:
Në adresën tonë ka mbërritur një tjetër denoncim kësaj here për Emiliano Lule, Drejtorin e Institutit të nxënësve që nuk shikojnë ‘Ramazan Kabashi’.
Mësuesit dhe stafi i këtij Instituti, kanë adresuar ankesën e tyre me shkrim drejtuar KM Edi Rama, MARS dhe institucioneve të saj të varësisë.
