Shfrytëzimi i fëmijëve në situatë rruge në Shkodër, opozita ‘nxjerr zbuluar’ kryebashkiakun Beci: Po propagandohet kujdesi, vëmendja inekzistente

Data

Bashkia Shkodër përmes rrjeteve sociale ka publikuar shpesh video dhe foto nga shërbimet sociale dhe kujdesi që u jepet shtresave vulnerabël, po ashtu kujtojmë se zgjidhje është premtuar edhe për ndalimin e shfrytëzimit të fëmijëve në situatë rruge, ku në fakt paraqitet një panoramë mjaft e rëndë.

Këshilltarja demokrate, Eliona Kodra Shkreli nga një takim me banorë nga komuniteti rom në qytetin verior të Shkodrës, ka ngritur shqetësimin mbi mungesën e vëmendjes nga institucionet kundrejt kësaj shtrese shoqërore.

Shkreli tregon më tej se realiteti tek shtresat e varfëra dhe ato që konsiderohen si më të diskriminuarat nga institucionet shtetërore është përtej lënies pas dore.

Denoncimi nga Eliona Kodra Shkreli:

Ndërkohë që tendenca e Bashkisë Shkodër dhe stafit drejtues kryeqytetas është shitja e propagandës dhe fasadës së investimeve ‘çikërrimë’ përmes rrjeteve sociale (një mjeshtri kjo e sistemit rilindas), realiteti tek shtresat e varfra dhe ato që konsiderohen si më të diskriminuarat nga institucionet shtetërore është përtej lënies pas dore.

Në rrjetet sociale të Bashkisë dhe vetë kryetarit Beci, propagandohet kujdesi që (gjoja) po tregon shërbimi social në Bashki në bashkëpunim me policinë e shtetit dhe atë bashkiake për ndalimin e shfrytëzimit të fëmijëve në situatë rruge, në fakt po të shkosh dhe të kontaktosh familjarët e këtyre fëmijëve mëson shumë për kujdesin që Institucioni i Bashkisë tregon ndaj këtij komuniteti.

Në cilësinë e anëtares së Këshillit Bashkiak Shkodër, vizitova nga afër komunitetin rom në bllokun e banesave sociale për t’u njohur nga afër me shqetësimet dhe nevojat e këtij komuniteti.

Duke qënë një ndër shtresat më të varfra dhe të lëna pas dore, në fakt vëmendja shtetërore ndaj tyre është pothuajse inekzistente. Fatura të larta të energjisë elektrike, mungesa e ujit të pijshëm, shembja e dyshemesë së banesave dhe bllokimi I kanalizimeve të cilat nuk pastrohen nga shërbimet e Bashkisë janë problemet kryesore me të cilat ndeshen në përditshmërinë e tyre.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related