Shemsi Prençi plas deklaratën e fortë: Brezi i drejtuesve të rinj të policisë, të gjithë pjesë e grupeve krim****

Data

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi gjatë një interviste në ‘Kafe Shqeto’, ka folur për vetëdorëzimin e ish-drejtorit të Policisë së Lezhës, Henrigert Mitri.

Sipas Prençit edhe ky është pjesë e atyre drejtuesve të rinj të policisë pjesë e grupeve kriminale, të cilët ministri i ri i Brendshëm, Ervin Hoxha kërkon tu lejë policinë në dorë.

‘Kam deklaruar para disa kohësh se krerët e policive vendore në disa qarqe të Shqipërisë, emërohen nga burgu 313. Disa kolegë e miq gazetarë më pyetën nëse është e vërtetë kjo gjë apo jo. Kjo është një e vërtetë sepse ky burim është nga një institucion hetimi.

Nga vitit 2016 ku në Shqipëri u masivizua kultivimi i drogës, dhe ju e mbani mend se sa drejtorë policie ikën jashtë vendit dhe më pas, pasi negociuan me prokurorinë u rikthyen duke u vetëdorëzuar.

Të njëjtën gjë bëri edhe ish-drejtori i Policisë së Lezhës, Henrigert Mitri. Ky është i atij brezi që pretendon ministri Ervin Hoxha që xhaketat e vjetra duhet ta dorëzojnë detyrën dhe duhet rifreskuar organizata me drejtues të rinj.

Fakti ka treguar se ky brezi i drejtuesve të rinj janë të gjithë pjesë e grupeve kriminale. Janë mbi 10 drejtorë policie që janë deklaruar nga SPAK, por ka edhe shumë të tjerë të cilët ende nuk janë dekriptuar’, tha Shemsi Prençi

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related