SHBA urdhëroi pezullimin e ndihmës ndërkombëtare! A rrezikon Shqipëria? Pollo: Nuk shoh ndonjë dramë të madhe edhe sikur të…

Data

Ish-ministri Genc Pollo, komentoi sot në emisionin “Open” në News 24 urdhrin e Trump për pezullimin e financimeve të reja të SHBA për pothuajse të gjitha programet e ndihmës ndërkombëtare amerikane si pjesë e përpjekjes së presidentit amerikan për t’i përshtatur këto programe me qëllimet e tij të politikës së jashtme.

Pollo tha se ka mundësi që programet zhvillimore të SHBA në Shqipëri ndërpriten dhe se sipas tij kjo nuk është diçka e keqe dhe nuk e dëmton vendin tonë.

“Gjuha shkon atje ku dhemb dhëmbi, flasim për reformën gjyqësore për SPAK, gjykatën e posaçme. Në momentin që një shtet arrin në nivel më të lartë nga se ishte kur erdhën programet e SHBA, atëherë ndihma zhvillimore dalëngadalë kalon në një zbutje dhe përfundim të saj, kështu e ka kaluar edhe Mali i Zi pra nuk ka ndihma të USAID.Mund të ndodhë edhe në vendin tonë, pasi Shqipëria ka treguar progres. Unë nuk shoh ndonjë dramë të madhe edhe sikur të ndërpriten”, tha Pollo.

Pollo tha se Partia Republikane e Trump ka kritikuar masivisht programet zhvillimore të SHBA, pasi sipas tyre këto ndihma zhvillimor rëndojnë xhepin e taksapaguesve amerikanë, nuk gjenerojnë diçka të dobishme për SHBA, si edhe për shkak se këto programe sipas republikanëve u shërbejnë ideologjizmave radikale ekstremiste që përfaqësonte administrate e Biden, siç janë programet për LGBTQ.

Pollo: Partia Republikane kanë kritikuar masivisht ndihmën zhvillimore të SHBA, sepse jo vetëm është taks para e amerikaneve që hidhen në vende të tjera por edhe sepse nuk gjeneron diçka të dobishme  për SHBA, por i shërben ideologjizmave  radikale  ekstremiste që kishte përfaqësuar administrata Biden, sicc janë LGBT projekte gender, transgjinorizma dhe projekte ekstreme të klimës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related