SHBA u shpall luftë karteleve të dro*ës, kush janë udhëzimet që ka marrë Altin Dumani në DASH, si rrezikohen

Data

Një furtunë politike dhe diplomatike duket se është hapur mes Tiranës dhe Uashingtonit, pas vizitës së kreut të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). Departamenti i Shtetit ka dhënë një sinjal të prerë: Amerika ka shpallur luftë totale kundër karteleve të drogës dhe e sheh Shqipërinë si një terren ku kjo betejë duhet të fillojë urgjentisht. Burime diplomatike flasin për një udhëzim të drejtpërdrejtë që Dumani ka marrë në Uashington, ku linja e re e Presidentit amerikan Donald Trump, të cilën gazeta “SOT” e njoftoi pak ditë më parë, është komunikuar pa ekuivok.

Trafikantët e drogës konsiderohen si “terroristë ndërkombëtarë”, dhe çdo bashkëpunim i SPAK me SHBA do të fokusohet te shkulja e tyre nga rrënjët. Reagimi i DASH ka qenë i menjëhershëm dhe i ashpër. “Shtetet e Bashkuara po punojnë me Shqipërinë për qëllimet tona të përbashkëta të ndalimit të trafikut të drogës, krimit të organizuar dhe migracionit të parregullt. Zyrtarë të lartë të Departamentit u takuan me Kreun e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Dumani, për të diskutuar fusha të bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë”, theksoi DASH gjatë një reagimi për “Top Channel”. Por ky mesazh ka rënë si një goditje e fortë mbi elitën politike shqiptare, pasi për herë të parë përmendet qartazi bashkëpunimi frontal kundër bandave.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related