SHBA-ja planifikon t’i japë @rmë shtesë Ukrainës në vlerë 500 milionë dollarë

Data

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i japin Ukrainës @rmë shtesë në vlerë 500 milionë dollarë nga rezervat ekzistuese, ndërsa administrata Biden po punon për ta vënë Kievin në një pozicion më të fuqishëm negociues para se presidenti i zgjedhur, Donald Trump, ta marrë detyrën.

Deklarimi zyrtar rreth kësaj pritet të bëhet gjatë takimit të fundit të Sekretarit të Mbrojtjes, Lloyd Austin, me Grupin e Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës, një konsorcium prej rreth 50 shtetesh që Austin i mblodhi bashkë disa muaj pasi Rusia nisi luftën në Ukrainë më 2022, për të koordinuar mbështetjen me armë, raportoi AP.

Takimi të enjten është i 25-ti dhe potencialisht i fundit, pasi pritet të shihet nëse grupi do të vazhdojë edhe nën administratën Trump.

“Fokusi ynë do të jenë të mbajmë momentumin, të japim rezultate dhe të dërgojmë mesazh të qartë: komuniteti ndërkombëtar qëndron i bashkuar në mbështetje ndaj Ukrainës”, ka thënë Austin.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related