SHBA diplomon 36 specialistë shqiptarë në kursin amerikan të Hetimit të Krimeve – 400 oficerë të trajnuar deri tani

Data

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka njoftuar përfundimin me sukses të kursit të 14-të bazë për Hetimin e Krimeve, ku morën pjesë 36 specialistë të Policisë së Shtetit. Me këtë grup të ri, numri total i oficerëve shqiptarë që kanë përfituar nga trajnimi amerikan arrin në 400 efektivë.

Kursi u zhvillua në kuadër të Programit Ndërkombëtar të Ndihmës për Trajnimin për Hetimet Penale të qeverisë së SHBA-së, në bashkëpunim me Akademinë e Sigurisë në Shqipëri.

Fokus: Lufta ndaj dhunës, trafikimit dhe krimit të organizuar

Trajnimi synon forcimin e aftësive hetimore të strukturave shqiptare të sigurisë, duke i përgatitur më mirë për të përballuar:

  • dhunën dhe krimet e rënda,
  • trafikun e narkotikëve,
  • krimin e organizuar ndërkombëtar,
  • si dhe kërcënimet që lidhen me sigurinë rajonale.

Sipas Ambasadës Amerikane, bashkëpunimi i vazhdueshëm në këtë program është pjesë e aleancës strategjike SHBA–Shqipëri dhe një investim i drejtpërdrejtë në forcimin e rendit dhe sigurisë.

Deklarata e Ambasadës së SHBA

“36 specialistë të krimit nga Policia e Shtetit kanë përfunduar kursin e 14-të bazë për Hetimin e Krimeve, duke e çuar në 400 numrin e oficerëve shqiptarë që kanë marrë këtë trajnim të specializuar. Programi Ndërkombëtar i Ndihmës për Trajnimin për Hetimet Penale u zhvillua në bashkëpunim me Akademinë e Sigurisë, duke forcuar aftësitë e policisë shqiptare për të mbrojtur popujt tanë nga kërcënimet e dhunës, narkotikëve dhe krimit të organizuar ndërkombëtar.”

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related