Teksa në GJKKO është duke u mbajtur seanca për dosjen “Plumbi i Artë”, ku vrasësi me pagesë i cili është kthyer në të penduar të drejtësisë Nuredin Dumani po jep dëshminë e tij.
Gjatë seancës Nuredin Dumani ka deklaruar se në banesën e dhëndrit të Agron Dukës kanë vjedhur një shumë prej mbi 500 mijë euro.
“Po në Shijak dhe në Vilbashtovë. Shtëpia ishte e dhëndrit të Agron Dukës sipas Dorian Shkozës dhe kishte mbi 500 mijë euro aty. Grabitja është bërë me makinën time tip ML. I kam heq targat dhe pjesë që të mos dukej se është e imja”, tha ai.
I penduari i drejtësisë është përplasur edhe me bashkëpunëtorin e tij, Gentian Sharra në GJKKO, duke iu drejtuar “më plasi shpirti o të keqen vëllai, duke dëgjuar fjalët e tij, duke ndryshuar fjalët javë për javë”.
