“Sapo pashë tre muskujtjerët”/ Monika Kryemadhi: Na lanë vetëm 3 orë kohë për t’u njohur me provat

Data

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi pasi doli nga GJKKO ironizoi prokurorët e SPAK, duke i quajtur ata “muskujtjerët e Edi Ramës”.

Kryemadhi: Po ju shpjegoj cfarë ndodhi, sapo pashë tre muskujtjerët e Edi Ramës dhe gjyqtarin Erion Cela. Ishte eksperienca ime e parë në një sallë gjyqi. Pati një mashtrim nga Arben Kraja, kur tha që Ilir Meta është marrë në mënyrë normale dhe ka pranuar aktin. Ju e dini që Ilir Meta u rrëmbye nga banditët.

E dyta kërkuam që të njohëm me provat që ata kanë ngritur. Bujaria e gjyqtarit të drejtësisë së kastruar na lanë vetëm 3 orë kohë. 3 orë janë shumë pak. I kam kërkuar edhe gjyqtarit dhe prokurorit, sepse dosjen që ju keni që në fakt qoftë prokuroria apo gjykata kanë nxjerrë sekretin hetimor. Kjo godina është departamenti i mashtrimit të Edi Ramës. Sot kam kuptuar që veglat një përdorimshme të Edi Ramës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related