Sali Berisha një hap larg djegies së mandatit të deputetit, Apeli i GJKKO nuk lejon që të marrë pjesë në Kuvend, çeta e Rithemelimit shpërthen në sulme të forta ndaj prokurorëve e gjyqtarëve të SPAK

Data

Ish-kryeministri Sali Berisha, duket se është një hap larg djegies së mandatit të deputetit. Ish-kryeministri ka kohë pa shkuar në seancat plenare në Kuvend për shkak se është në “arrest shtëpie” dhe tashmë ngelet për t’u parë nëse mandati i tij do të digjet. Por nëse ai brenda 6 muajsh nuk shkon në Kuvend, atëherë i hiqet automatikisht mandati. Dje Apeli i Gjykatës së Posaçme (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e Sali Berishës, për të marrë pjesë në seancat plenare në Kuvend, ndërsa pas këtij vendimi çeta e Rithemelimit shpërtheu në sulme të forta ndaj prokurorëve e gjyqtarëve të SPAK. Vendimi u mor nga gjyqtarja Iliriana Olldashi. “Më 25.03.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 64 akti, datë 12.03.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personit nën hetim/ankues S.B., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 55, datë 08.02.2024 (disponuar mbi kërkesën kundër vendimit të prokurorëve për “Mospranimin e kërkesës me nr. 1001 prot, datë 15.01.2024 (hyrje në prokurori) të personit nën hetim S.B., paraqitur nëpërmjet mbrojtësit të tij, av. Sokol Mëngjesi” dhe lejimin e z. S.B., deputet i Kuvendit të Shqipërisë, që të marrë pjesë në seancat plenare të Kuvendit të Shqipërisë, në përmbushje të detyrimit që buron nga ky funksion, si person i zgjedhur nga sovrani, për të ushtruar të drejtat dhe liritë politike sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë) dhe vendimit nr. 87, datë 03.02.2024 (disponuar mbi kërkesën për përjashtim gjyqtari) të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, dhe vendosi: Miratimin e nr. 55, datë 08.02.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në njoftim.  Argumentimi i SPAK është se ushtrimi i mandatit të fituar nga zgjedhjet për në Kuvend konsiderohet si i papajtueshëm siç është e papajtueshme edhe për çdo qytetar tjetër që i nënshtrohet masës ‘arrest shtëpie’, e drejta për të shkuar në punë dhe se për kohëzgjatjen e arrestit në shtëpi vlejnë rregullat e caktuara për paraburgimin. Ky argumentim siç duket është pranuar edhe nga gjyqtarja Ilirjana Olldashi e cila rrëzoi vendimin e avokatëve të Berishës.

Avokati: U shkelmua Kushtetuta, SPAK nuk pranon provat

Ndërkohë, avokati i Sali Berishës sulmoi institucionet e drejtësisë, ndërsa theksoi se është shkelmuar për herë të dytë Kushtetuta. Dje, në një deklaratë për media ai tha se SPAK nuk pranon provat.“U vërtetua shkelja e Kushtetutës, shkelmimi i saj, nga shkalla e parë dhe apeli, këta sy që s shikojnë, me regji, këta kanë shkelur kushtetutën se zoti Berisha nuk është një punëmarrës, rastet kur mandati mbaron apo ndërpritet, dhënien e lejes është një kërkesë e pjesshme, ne e kemi bërë në emër të kërkimeve pa lënë asnjë shteg procedurial apo kushtetues, e thashë kërkimi ynë është lirimi i zotit Berisha, nuk ka vepër penale, nuk ka akuzë, nuk ka prova, këta kanë vënë trupat e tyre, kjo gjykatë me vendimin e saj. Nuk kemi pasur asnjë lloj përgjigje, herën e fundit kanë sjellë disa dokumente, kemi prova që bëjnë rrugën vajtje ardhje, nuk i pranon SPAK, të bëjnë ekspertim të ri, absolutisht asgjë”, tha ai. Sa i takon hetimeve për aferën e privatizimit të klubit Partizani, avokati tha se kërkesa e tyre kryesore është lirimi i Berishës sepse s’ka akuza. “Kërkesa jonë kryesore është lirimi i Berishës sepse s’ka akuzë, prova këta kanë vënë trupat e tyre për ta mbajtur në këmbë”, nënvizoi Gjokutaj.

Çfarë ka ndodhur?

Kujtojmë se, prej 30 dhjetorit 2023 Sali Berisha ndodhet në “arrest shtëpie”, masë e caktuar nga Gjykata e Posaçme, pas kërkesës së SPAK. Ish- kryeministri Berisha, nën hetim nga SPAK akuzohet se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për të favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, një ndër pronarët e truallit ku shtrihej kompleksi sportiv, mbi të cilin ndërtoi më pas 19 kulla.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related