Sali Berisha mbledh drejtuesit e PD për zgjedhjet dhe protestat: Takimi zhvillohet të hënën

Data

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të zhvillojë të hënën një mbledhje me drejtuesit politikë dhe koordinatorët e qarqeve në selinë e PD-së.

Sipas burimeve, takimi do të fokusohet në procesin e brendshëm organizativ dhe përgatitjet për zgjedhjet brenda partisë.

Në këtë mbledhje pritet të diskutohen edhe hapat e mëtejshëm të opozitës, përfshirë strategjinë e protestave, të cilat Berisha ka paralajmëruar se do të vijojnë në periudhën në vijim.

Takimi vjen në një moment të rëndësishëm për Partinë Demokratike, ndërsa ajo synon të konsolidojë strukturat e saj dhe të përcaktojë drejtimin politik në muajt e ardhshëm.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related