“Rusia po i varros premtimet në rrënoja”/ Presidentja e KE, Ursula von der Leyen: Një marrëveshje e keqe do ta…

Data

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, paralajmëroi sot se Rusia e Vladimir Putinit mund të nisë sulme më të gjera. Duke iu drejtuar Parlamentit Evropian në Strasburg me rastin e 80-vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Von der Leyen argumentoi se çdo marrëveshje paqeje do të jetë e zbatueshme vetëm nëse siguron sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe respekton ambiciet e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Mënyra se si do të përfundojë lufta do ta formësojë kontinentin tonë për brezat që do të vijnë. Një marrëveshje e keqe do ta inkurajojë Putinin të kthehet për më shumë”theksoi von der Leyen. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka bërë presion Kievit dhe Moskës që t’i japin fund luftës, por bisedimet kanë ngecur ndërsa Putini këmbëngul në kërkesat e tij për Ukrainën dhe refuzon propozimin për një armëpushim 30-ditor. Trump dhe zyrtarë të tjerë në administratën e tij e kanë lënë të hapur mundësinë që Uashingtoni të tërhiqet nga negociatat në mungesë të përparimit.

ProfitSence Logo

Von der Leyen:  “Rusia po i varros premtimet në rrënoja”. Në fjalimin e saj, Von der Leyen vuri në dukje: “Të gjithë e kemi parë se si negocion Rusia. Ata po bombardojnë. Ata kërcënojnë. Ata varrosin premtimet nën rrënoja.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related