Ruajtja e paqes është sfida jonë e përbashkët”, Nikolla në Forumin e OSBE-së në Tiranë: Të përballohen kërcënimet që vijnë nga jashtë rajonit

Data

Sot në Kuvendin e Shqipërisë filloi punimet “Forumi Ndërparlamentar i Evropes Juglindore të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së”, i cili organizohet nga AP e OSBE-së, në bashkëpunim me Kuvendin.

Ne Forum marrin pjesë delegacionet në AP e OSBE-së nga Italia, Qipro, Greqia, Hungaria, Slovenia, Bosnje- Herzegovina dhe Mali i Zi.

Në seancën e hapjes së këtij Forumi përshëndeti Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla.

“Shqipëria është një anëtare aktive e organizatës dhe këtë kontribut, përveçse nëpërmjet qëndrimeve aktive të delegacionit të Kuvendit në Asamblenë Parlamentare, e materializuam edhe gjatë Presidences në vitin 2020, kur, një periudheje delikate për paqen dhe sigurinë, iu shtuan edhe vështirësitë e pandemisë.

Ne jemi mbledhur sot në Shqipëri, në një vend të rajonit që prej vitesh e quajmë Europa Jug-Lindore, një term që e ka kapërcyer tashmë përmbajtjen gjeografike dhe ka marrë një konotacion të mirëfilltë politik. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me termin tjetër, Ballkani Perëndimor.

Rrudhja e koncepteve gjeografikë dhe “natyralizimi” i tyre në koncepte të mirëfilltë politikë apo gjeopolitikë, nga njera anë është pasojë e shpejtësive të ndryshme të proceseve transformuese politike në atë që para tre dekadash quhej thjesht Europa Lindore. Prandaj ndërgjegjësimi ynë për ndryshimin e këtij realiteti është shumë i rëndësishëm.

Shpejtësitë e ndryshme të proceseve demokratizuese e integruese kanë krijuar dhe mund të vijojnë të krijojnë implikime edhe për stabilitetin, paqen dhe sigurinë, në rajon e më gjerë. Prandaj, sa më shumë të zhvillohen dhe sa më shpejt të integrohen vendet tona, aq më mirë mund të përballohen kërcënimet që vijnë nga jashtë rajonit, por edhe nga inercitë dhe zgjimi i pasojave apo demonëve nacionaliste brenda tij. Demokratizimi, siguria dhe europianizimi zhvillohen paralelisht dhe mbështesin njeri-tjetrin.

OSBE nuk është vetëm një faktor për mbrojtjen e paqes dhe të sigurisë, por edhe një mbështetje e modernizimit dhe perëndimizimit të vendeve të rajonit tonë.”,theksoi znj. Nikolla.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related