Rruga e Luzit në gjendje alarmante, banorët paralajmërojnë protesta

Data

Banorët e fshatit Luz në Fushë-Krujë kanë dalë sërish në protestë, duke bllokuar rrugën kryesore të zonës në shenjë revolte për gjendjen e rëndë dhe të amortizuar të saj. Ata e cilësojnë situatën të papranueshme dhe paralajmërojnë se protesta do të përshkallëzohet, deri në bllokimin e autostradës, nëse institucionet nuk reagojnë.

Protesta është cilësuar nga banorët si jo politike, por një kërkesë legjitime për një të drejtë themelore: një rrugë të sigurt dhe funksionale. Rruga e Luzit shërben jo vetëm për fshatin, por edhe për Fushë-Krujën, Krujën dhe zonat përreth, ndërkohë që prej vitesh është lënë në harresë totale.

Drejtuesi i Departamentit për Mbrojtjen e Familjes në Partinë Demokratike, Aulon Kalaja, në një prononcim për mediat nga protesta, deklaroi se gjendja e rrugës është skandaloze dhe përbën rrezik serioz për jetën e banorëve.

Sipas tij, fshati Luz ka bërë një sakrificë të madhe duke lejuar kalimin e këtij aksi në territorin e tij, megjithëse bëhet fjalë për një rrugë lagjeje dhe fshati, por sot po paguan çmimin e braktisjes institucionale.

“Nuk kërkojmë luks, kërkojmë asfalt cilësor. Jo çakull që e merr shiu i parë. Ta lësh këtë rrugë në këtë gjendje është krim,” u shpreh Kalaja.

Ai theksoi se gjendja e rrugës ka sjellë pasoja të rënda ekonomike për zonën, duke çuar drejt falimentimit biznese lokale si servise, lavazhe dhe aktivitete të tjera që varen nga qarkullimi normal i mjeteve.

Një shqetësim i madh, sipas Kalasë dhe banorëve, është siguria e fëmijëve të shkollës “Gjon Luka”, të cilët çdo ditë detyrohen të kalojnë mes gropave dhe kamionëve të tonazhit të rëndë, pa asnjë mbikalim apo masë sigurie.

Kalaja i bëri thirrje direkte Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARSH) që të ndërhyjë urgjentisht, duke paralajmëruar se nëse nuk merret asnjë masë konkrete, protesta do të vijojë dhe do të përshkallëzohet.

Ai njoftoi se banorët do të dorëzojnë një shkresë zyrtare, të firmosur prej tyre, për të kërkuar informacion mbi fondet e miratuara dhe afatet kohore për rikonstruksionin e rrugës.

“Shtroni rrugën dhe nuk ka protesta. Nëse jo, banorët janë të vendosur të shkojnë deri në fund,” përfundoi Kalaja.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related