‘Rritje pagash dhe lehtësi për bizneset’, Bardhi takim me punonjës fasonerie në Fier: Refuzoni presionet për votën

Data

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun Fier, Gazment Bardhi, zhvilloi një takim me punonjëse të një fasonerie në këtë qytet, ku u njoh nga afër me shqetësimet dhe vështirësitë që përjeton ky sektor. Gjatë bisedës, Bardhi theksoi rëndësinë që PD i ka dhënë ekonomisë në programin e saj, duke premtuar rritje të pagave për punonjësit, por njëkohësisht edhe lehtësira fiskale për bizneset.

“Sektori ka kaluar në vështirësi dhe po kalon vështirësi jo vetëm këtu, por edhe në kompani të ngjashme ku unë kam qenë, kompani si kjo janë mbyllur. Dhe kjo është arsyeja pse ne ekonominë e kemi vënë në qendër të programit. Por jo vetëm me rritjen e pagave tuaja dhe biznesin e lëmë pa mbështetje se kjo do të thotë ta rëndosh më shumë biznesin, ta zvogëlosh dhe t’i shkurtosh vendet e punës. Ndërkohë që ne kemi nevojë për hapjen e vendeve të reja të punës. Prandaj programi parashikon rritje pagash për punonjësit, por edhe lehtësimin e barrës fiskale për biznesin”, u shpreh Bardhi.

Ai u bëri apel qytetarëve që të reflektojnë mbi gjendjen ekonomike të familjeve të tyre përpara se të shkojnë drejt kutive të votimit. Duke folur për largimin masiv të të rinjve, Bardhi theksoi se politikat aktuale i kanë “zbrazur xhepat” qytetarëve dhe i kanë detyruar fëmijët të largohen jashtë vendit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related