22 shkurti i vitit 1991 mbahet si dita ku u rrethua Blloku komunist dhe u rrëzua monumenti i diktatorit Hoxha. Kush i ka jetuar ato ditë kujton me emocion përmbysjen e një sistemi gjakatar dhe sektar me shpresën e vetme se në portat e shqiptarëve po trokiste demokracia.
Më kujtohet ideja e rrethimit të bllokut, ku na ktheu mbrapsht Neritan Ceka nën pretendimin se do të ndodhte një gjakderdhje dhe do gjendeshim përballë luftës civile. Në fakt ajo ishte loja. Neritani ishte zjarrfikësi Sorge që bllokmenët e futën në mes shpirtrave të revoltuar, për të shuar zjarrin e ndezur të shqiptarëve të lodhur nga një diktaturë e gjatë.
Blloku shpëtoi, demokracia erdhi, por kontrollin e mori sërish Blloku. Në krye të opozitës erdhi një tjetër shërbyes i bindur i bllokut, Sali Berisha, i cili përmbushi përpikmërisht detyrat e bllokut, duke institucionalizuar një bllok të ri nën urdhrat e skemës katoviciane.
Për të mos bërë përsëritje se ç’ndodhi në 34 vite nga ajo ditë e famshme, e bukur dhe shpresëdhënëse e rrëzimit të bustit dhe rrethimit të bllokut, realiteti sotëm na përball me një bllok të ri.
Blloku i Bermudës, i cili ka instaluar një diktaturë të re politike, ekonomike, mediatike dhe kriminale që ka grabitur pasuritë kombëtare, resorset, pronat dhe gjithçka duke i përqëndruar të gjitha në duart e një grupi kriminal që drejton shtetin. Blloku i sotëm është Sali Berisha, Ilir Meta dhe kryemafiozi Edi Rama. Këta të tre kanë krijuar bllokun e tyre duke uzurpuar pozitën dhe opozitën, duke ndarë së bashku çdo gjë që ka vlerë në ekonomi dhe politikë.
Megjithëse fshihen pas simboleve të partive përkatëse politike, realisht ata janë një, janë Blloku. Të gjithë i lidh besa me Ramiz Alinë. Trekëndëshin e Bermudës ilidhin fijet e përbashkëta të korrupsionit, fijet e përbashkëta të krimit, fijet e përbashkëta të oligarkisë, që grabisin çdo ditë pronat e shqiptarëve, pasuritë e tyre dhe e kanë shndërruar kombin shqiptar në në popull nomad me plaçkanë krahë rrugëve të botës.
Blloku i sipërpërmendur ka rreth vetes një armatë kriminale që e përdor për interesat e saj, në mbledhje votash apo dhe presione kundërshtarëve të tyre politikë, në këmbim të tenderëve, pronave apo dhe faciliteteve që i krijon nëpërmjet strukturave shtetërorenë zhvillimin e qetë të aktivitetit të tyre kriminal. Blloku, që sot drejtohet nga kryegangsteri Edi Rama, qenie pa ngjyrë, fe, karakter, kombësi apo moral, është shndërruar në një lubi interesash mafioze, ku krerët e tij kanë ngritur një sistem kleptokratik të frikshëm, në dispozicion të të cilit Blloku ka vënë administratën, shtetin, parlamentin dhe fal favore, koncencione deri dhe ligje.
Rasti Meta-Kryemadhi me oligarkun Samir Mane për të cilin u vunë në dispozicion të gjithë, nga Edi Rama, Sali Berisha deri i gjithë parlamenti shqiptar, tregon qartazi kompaticitetin e tyre dhe bashkëpunimin si organizatë kriminale në dëm të interesave të kombit apo dhe të shtetit.
Bashkëpunimii Edi Ramës me Kryemadhin në rastin e fenomenit Shatku, është një rast tjetër skandaloz i fenomenit korruptiv të ndërveprimit mafioz të trekëndëshit të Bermudës. Ky rast tregon se si funksionon kjo gangrenë mafioze për tu pasuruar në mënyrë të jashtëligjshme. Kjo aferë është një skemë tipike mafioze, ku gjarpërinjtë e të njëjtit lloj bëjnë luftë midis tyre.Monika ndihmoi Shatkun për të nxjerrë jashtë loje Bashkim Ulajn me ndihmën e gangrenës së bllokut, Edi Rama.
