Deputeti i PD Dashnor Sula, ka reaguar lidhur me vendimin e bërë publik sot nga Kryeministri Edi Rama, për mbylljen e rrjetit Tik Tok për 1 vit në Shqipëri.
Sula shprehet se ndërsa 42.1% e shqiptarëve vuajnë nga varfëria, Edi Rama e gjen problemin te Tik Tok.
“Përkundër propagandës me lugë floriri ku lideri ynë tenton ti shes mend edhe vendeve të BE, Shqipëria renditet ndër vendet me përqindjen e popullsisë më të lartë në rajon. Përqindja e popullsisë që jeton në varfëri në Malin e Zi është 34.1% në Maqedoninë e Veriut është 32.%. edhe më e ulët është në Serbi”, shkruan Sula.
Postimi nga Dashnor Sula
1 milionë shqiptarë vuajn varfëri të theksuar, por kryeministri e gjen problemin te TikTok
