Një 43-vjeçare në Shkodër është ndaluar nga policia. 43-vjeçarja ka ushtruar dhunë fizike ndaj vjehrrës së saj 82-vjeçare.
Ishte e moshuara e cila bëri kallëzim në polici për 42-vjeçaren. 82-vjeçarja po merr mjekim në spital.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Komisariati i Policisë Shkodër ndaloi shtetasen E. B., 43 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi ka kallëzuar vjehrra e saj 82-vjeçe, se 43-vjeçarja ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. 82-vjeçarja po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër. (Ky rast është publikuar në media).
