“Refuzova konsultimet me Begajn”/ Bardhi: Data e zgjedhjeve është caktuar nga Rama-Balla

Data

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi e ka konsideruar si “farsë” konsultimet me presidentin Bajram Begaj për të dakordësuar datën për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2025.

Bardhi theksoi se Rama e Balla e kanë caktuar datën e zgjedhjeve dhe se presidenti pret vetëm të nënshkruajë e të vulosë vullnetin e partisë në pushtet.

REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI:

“Të hënën, ora 10:30, Sekretari i Përgjithshëm i PD dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, janë ftuar zyrtarisht nga Institucioni i Presidentit të Republikës për t’u bërë pjesë e një procesi “konsultimesh” lidhur me datën e zgjedhjeve. Personalisht refuzoj të përfshihem në një proces farsë dhe që synon vetëm t’i jap legjitimitet një akti të diktuar në mënyrë antikushtetuese nga partia në pushtet.

Caktimi i datës së zgjedhjeve është kompetencë kushtetuese e Presidentit të Republikës dhe kurrësesi një akt që diktohet nga Edi Rama dhe Taulant Balla. Tashmë dyshja Rama-Balla e kanë caktuar datën e zgjedhjeve dhe Presidenti pritet vetëm të nënshkruajë e të vulosë vullnetin e partisë në pushtet. Farsa e gjoja konsultimeve me parti politike dhe madje edhe me individë pa parti, është një akt i shëmtuar që meriton vetëm të përbuzet.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related