Gazetari Eni Ferhati ka komentuar heshtjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor për sulmet e kryeministrit Edi Rama ndaj gjyqëtarëve.
Në një prononcim, Ferhati tha se KLGJ vepron me standarde të dyfishta, pasi reagon për deklaratat e Berishës dhe Metës dhe hesht për Ramën.
Po ashtu Ferhati theksoi se KLGJ mund të ketë frikë.
“Kam parë veprimet e prokurores në fjalë(Elsa Gjeli), për mos fillimin e hetimit për një ndërtim pa leje. Kam parë një veprim të drejtë të prokurores, në bazë të dokumenteve që i janë dorëzuar nga hallkat e tjera të hetimit dhe evidentimit të këtyre rasteve, duke nisur nga policia vendore IMT Shkodër!
Ky është standard i dyfishtë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor! Reagon kur politika, jo ajo e mazhorancës sulmon funksionarët e drejtësisë dhe stepet dhe nuk reagon kur këto sulme i bën Rama. Kur i bën Berisha apo Meta reagon, në këtë rast stepet! Ndodhta ka frikë
