Reagon Elvis Kosova pas atentatit në Rinas: “Makina nuk është në emrin tim, i përket kompanisë. Zot na ruaj”

Data

Elvis Kosova, për të cilin u raportua se ishte pronari i automjetit tip Benz, me të cilin po udhëtonin Gilmando Dani, viktimë e atentatit të djeshëm dhe Muçi Shaljani (Sheqeri), ka reaguar lidhur me vrasjen e djeshme të ndodhur në aeroportit të Rinasit, duke mohuar çdo lidhje me ngjarjen.

Në një koment në rrjete sociale Elvis Kosova, shkruan se automjeti është në pronësi të kompanisë. Kosova njihet si biznesmen në fushën e shitblerjes së automjeteve.

“As nuk e mbaj mend ta kem pasur ndonjëherë këtë makinë. Nuk është në emrin tim fare, është në emër të kompanisë. Sa makina hyjnë e dalin nga kompanitë e mia, s’di, s’kam fjalë me këto. Zot na ruaj.”- shkruan Vis Kosova në një koment në rrjete sociale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related