Raporti i Komisionit të Jashtëm në PE, Berisha nga Brukseli: U denoncua farsa elektorale e 11 Majit, qeveria…

Data

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi dje nga Brukseli raportin e Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian për Shqipërinë. Berisha tha se raporti qe sapo u miratua në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian damkosi në mënyrë të qartë regjimin e Edi Ramës si një regjim që nuk respekton shtetin ligjor, që shkelmon të drejtën e informimet, lirinë e shprehjes dhe të drejtën e pronës. Sipas Berishës ky raport denoncoi farsën elektorale të 11 majit 2025.

Berisha tha se në raport thuhet se qeveria përdori burime të gjëra për të dominuar në zgjedhje që do të thotë se shteti i shndërroi zgjedhjet në një farsë elektorale. “Mendoj se raporti që sapo u miratua në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian, damkosi në mënyrë të qartë si kristali regjimin e Edi Ramës, si një regjim që nuk respekton shtetin ligjor, si një regjim që shkelmon të drejtat themelore, të drejtën e informimit, lirinë e shprehjes dhe të drejtën e pronës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related