Raporti i CIA para vdekjes së Enver Hoxhës, ja sëmundjet nga të cilat vuante diktatori që më 1976, si mjeku i tij…

Data

Periudha e viteve 1980-1985, njihet në Shqipëri si një ndër periudhat ku flitej shumë për shëndetin e diktatorit Enver Hoxha. Për këtë gjë kishin të dhëna edhe agjentët e shërbimit inteligjent amerikan. Në një dokument të klasifikuar nga CIA, jepen detaje mbi shëndetin e diktatorit gjatë viteve 1983-1985. Aty thuhet se që në vitin 1976, Enver Hoxha kishte nisur të kishte probleme me zemrën dhe kurohej. CIA kishte arritur t’i merrte të gjithë informacionet nga mjeku personal i diktatorit, Nikoll Shurbani. Ata kishin futur një mik të tijin që të kontaktonte me të dhe ai i kishte treguar sëmundjet nga të cilat vuante diktatori. Në dokument tregohet një tjetër moment, ai i paradës ushtarake të 1 majit 1984. Sipas CIA, atë ditë Hoxha u pa shumë i plakur dhe kishte ngjallur dyshime pasi rrinte vetëm ulur në kolltuk, duke mos u çuar në këmbë asnjëherë. Në një tjetër dokument, tregohet se si amerikanët dhe rusët përplaseshin për shkak të ndërhyrjeve në vendet, ku BRSS kishte marrëdhënie. CIA në Shqipëri hodhi disa herë pako me ushqime dhe Moska e akuzonte se po tentonte të helmonte qytetarët.

Mars 1985

Përmbledhje e gjendjes shëndetësore të Enver Hoxhës
“Një mik i agjentit tonë, Prof. Zorzoli udhëtoi në Shqipëri me rastin e një seminari mjekësor. Ai është specialist në sëmundjet e mushkërive dhe me këtë rast ekzaminoi dhe Enver Hoxhën. Sipas Zorzolit, Hoxha kishte probleme me diabetin dhe me qarkullimin e gjakut. Në vitin 1976, Albert Zurani kishte vizituar Shqipërinë me një grup biznesmenësh nga Gjermania Perëndimore dhe ishte takuar me Dr. Nikoll Shurbanin, të cilin e kishte mik pasi kishin qenë bashkë në shkollë të mesme në Shkodër, nga viti 1934 deri në 1938. Dr. Shurbani është specialist i zemrës dhe mjek privat i Enver Hoxhës. Shurbani i tha Zhuranit se Hoxha ka pasur probleme me zemrën në 1976 dhe mjekohet e kontrollohet rregullisht. Ai thotë se Zhurbani e ka urdhëruar Hoxhën të evitojë stresin dhe të kalojë dimrin në bregdet në Himarë. Dr. Nikoll Shurbani është diplomuar në universitetin e Bolonjës në 1943 dhe ka kryer tre vjet stazh në Moskë, në fund të viteve 1940-të.”

Gjendja në vitin 1983

Në këtë vit, një mjek francez udhëtoi drejt Shqipërisë, por nuk ka më shumë informacione. Raportimi u bë nga Dr. Angelo Sferazza, gjatë një bisede me agjentin tonë në Romë më 1984.

Gjendja më 1984

Një mjek në Tiranë, raporton se gjatë paradës së 1 Majit, lideri Enver Hoxha dukej shumë i plakur brenda një viti. Për herë të parë, gjatë asaj parade, ishin vendosur kolltukë të rehatshëm në platformën e autoriteteve. Duket qartë se kjo ishte bërë për të evituar dhimbje apo lodhje nga lideri Hoxha. Parada zgjati rreth dy orë dhe Hoxha qëndroi ulur thuajse gjatë gjithë kohës. Të njëjtën gjë bënë dhe anëtarët e tjerë të byrosë politike. Vërehej se Hoxha kishte humbur shumë peshë dhe dukej e zbehtë në fytyrë. Edhe duart raportohej se i lëvizte me vështirësi. Një tjetër faktor për gjendjen e tij shëndetësore është dhe anulimi i udhëtimeve të tij periodike në qytetet e Shqipërisë.

Situata më 1985

Viti 1985: Burimi ynë kishte shansin të fliste me Liljana Prendushin më 11 mars, ditën që sapo kishte ardhur nga Shqipëria. Në bisedë u përmend edhe shëndeti i Hoxhës dhe Prendushi tha se ai raportohej të ishte sëmurë dhe askush nuk e kishte parë prej katër muajsh. Të tjera informacione mbi shëndetin e Hoxhës erdhën nga zonjusha Silvia Zorzoli, mikeshë e ambasadorit shqiptar në Romë, dhe gjithashtu mike e Seladin Bekteshit, doktorit shqiptar që ka udhëtuar në Itali, Francë e Zvicër dhe merret me blerjen e mjekimeve jashtë shtetit

28 shtator 1954

Konkluzione mbi objektivat e projektet e Shqipërisë
Ndër objektivat e ndjekur aktualisht është ruajtja e shpresës së çlirimit me anë të komitetit të liderëve shqiptarë në emigracion, i cili është besnik ndaj popullit të skllavëruar shqiptar dhe ka mbështetjen e vendeve të botës së lirë. Disa prej objektivave në direktivat kombëtare janë neglizhuar, veçanërisht ato në lidhje me ngacmimet ndaj regjimit dhe inkurajimit të rezistencës pasive, e cila nuk sjell dënim apo reprezalje. Në lidhje me objektivat e forcimit të aseteve tona në vend dhe përgatitja e terrenit për rezistencën ndaj sovjetikëve, u pranua se progresi ishte i ngadaltë për arsye të mangësive në agjentë të kualifikuar. Dega mendon se është e dëshirueshme të krijohen asetet e brendshme me ngadalë dhe në mënyrë të sigurt.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related