Më datë 11 gusht të këtij viti, vetem shtatë ditë pasi kishte rrëmbyer mandatin e himarës në favor të Vangjel Tavos, Edi Rama me anë të një statusi në Facebook do të njoftonte hapjen për vizitorët të bazës së nëndetësve në Porto Palermo. Me anë të këtij statusi, Rama njoftonte se “me hapjen e tunelit nënujor të Porto Palermos, nis projekti i Ministrisë së Mbrojtjes për ta kthyer Gjirin magjepsës të Porto Palermos në një destinacion të turizmit historik, ku do të ndërthuret natyra e paprekur e gjirit, vendosur nën mbrojtje nga qeveria shqiptare, me rijetëzimin e godinave të vjetra ushtarake, krijimin e muzeut të Luftës së Ftohtë, si edhe jetëzimin e kalasë së famshme të Ali Pashës, ju uroj të diel të bukur”
Por duket shefi i qeverisë e ka bërë zakon, që pas çdo inisiative, sipas tij për të sjellë zhvillimin të fshehë ndonjë aferë, kryesisht në funksion të atyre që i qëndrojnë pranë. Edi Rama në një sipërfaqë prej 136 hektarësh apo 1.36 milionë metra katrorë, në vend resortesh apo fshtrash turistike. Në fakt vendimi ëhstë marrë që në vitin 2017, dhe mban firmën Kryeministrit në cilësinë e Kryetarit të Këshillit Kombëtar të Territorit. Sipas AKPT, (Agjensia Kombetare e Planifikimit të Territorit), pjesa që do të mbrohet siç thotë Rama është vetëm 1.4 hektarë dhe në hartë i përket pasurisë HI UB 16.762 ose gjithsej 14 mijë metra, ndërsa e gjithë sipërfaqja rreth saj që nga qafa e Lerës dhe deri poshtë në sipërfaqen që shtrihet si gadishull nëper gji, përfshi këtu dhe bunkerin që shërbente për daljen e nëndetëseve, janë dhënë për Shërbime dhe Shtëpi të dyta. Në këtë pjesë është e ndaluar vetëm ndërtimi i pallateve shumëkatëshe. E gjithë kjo zonë ka qenë pronë e ushtrisë, ndërsa sot duket se po kalon për investimet strategjike të oligarkëve që kanë pushtuar bregun.

