Rama “sy m’sy” me komentuesit: Shqipëria sot si dita me natën nga koha kur qeverisej nga Berisha, shifrat që duhet…

Data

Në rubrikën “Sy m’sy” kryeministri Edi Rama iu përgjigj mbrëmjen e sotme komenteve të qytetarëve në rrjetet sociale duke u ndalur së pari tek shëndetësia, që siç u shpreh ai, është si dita me natën. “53 spitale të reja, 400 qendra shëndetësore, 30% më lirë ilaçet se i hoqëm TVSH-në, 210 mijë pensionistë janë rimbursuar 100% për ilaçet, ndërsa 600 mijë persona të pasiguruar marrin rregullisht shërbimet pa asnjë dallim dhe diskriminim”, tha Rama. Kryeministri u ndal edhe tek hapja e vendeve të punës, që sipas shifrave në regjistrat zyrtarë të shtetit janë më shumë se 300 mijë. “Lexo regjistrat e shtetit. Kur morëm detyrën ishin një milion e 23 mijë në regjistër, sot janë një milion e 327 mijë.

Sa bëjnë Hazis? Se me aritmetikën keni probleme ju nga anët e kënetës dhe rrethinat…Më duket se i kalojnë 300 mijë”, pohoi Kryeministri. “Ulja e taksave, po sigurisht! Regjistrat e taksave merri dhe shikoji, 97% paguajnë më pak se sa paguanin dhe i ka apo jo Shqipëria taksat më të ulëta në rajon se në Evropë nuk diskutohet. Letrat, jo këneta”, vijoi Rama. Kreu i qeverisë u ndal edhe të ulja e çmimit të energjisë elektrike me 10.5%, që, sipas tij, është çmimi më i ulët historik në Shqipëri që nga viti 1990. “Financimi i arsimit, nuk është më i larti, është shumë më i lartë. Arsimi i lartë financohej vetëm me 60 e ca milionë e kusur euro, sot 200 milionë euro. Është trefish më duket”, nënvizoi Kryeministri. Rama u ndal edhe te skema e subvencioneve dhe mbështetjes në bujqësi dhe për fermerët, duke e cilësuar atë përtokë përpara qeverisjes socialiste.

“Po të jap dy shembuj të thjeshtë: gjysmë miliard euro eksporte produktesh bujqësore shqiptare në Evropë dhe përtej. Raporti eksport-import nga 1 me 9 është 1 me 3”, tha Rama. “Heqja e TVSH-së së ushqimeve, ke të drejtë nuk e kemi bërë. Ka qenë dëshirë shumë e madhe, ambicie e parealizueshme ende sot”, vijoi ai. Kryeministri pohoi se legalizimet e gjetura kanë qenë vetëm 21 mijë, ndërsa sot janë 270 mijë dhe të gjitha falas. Pjesa e mbetur sipas Ramës, mbyllet brenda mandatit të katërt. “Katër zona urbane kishin ujë, sot janë 43 urbane 98 rurale, 11 të tjera në kantier dhe 5 të fundit janë në mandatin e katërt”, cilësoi Rama.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related