Rama reagon për marrëveshjen me Italinë për refugjatët: Protokolli do të vazhdojë për aq kohë sa ta dojë Italia

Data

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas debatit të krijuar nga deklaratat e ministrit të Jashtëm Ferit Hoxha lidhur me të ardhmen e marrëveshjes Shqipëri-Itali për refugjatët.

Në një reagim në platformën X, Rama theksoi se marrëveshja me Italia do të mbetet në fuqi për aq kohë sa pala italiane do ta konsiderojë të nevojshme.

“Protokolli ynë me Italinë është këtu për të qëndruar, për aq kohë sa Italia ta dëshirojë”, shkroi Rama, duke shtuar se deklaratat e raportuara më herët ishin “një citim i shtrembëruar”.

Reagimi i kreut të qeverisë erdhi pasi Ferit Hoxha deklaroi në një intervistë për Euractiv se marrëveshja është pesëvjeçare dhe se nuk ishte i sigurt për një zgjatje të saj në të ardhmen.

“Së pari, është për pesë vjet dhe nuk jam i sigurt nëse do të ketë një zgjatje. Së dyti, nuk do të ketë zgjatje sepse do të jemi anëtarë të Bashkimit Europian”, ishte deklarata e ministrit të Jashtëm.

Deklarata shkaktoi reagime politike dhe mediatike, veçanërisht në Itali, ndërsa më herët gjatë ditës vetë Hoxha publikoi një sqarim ku theksoi se bëhej fjalë për një “reflektim spontan” dhe jo për një ndryshim të qëndrimit zyrtar të qeverisë shqiptare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related