Rama përgënjeshtron lajmin se ish-deputeti Mark Marku është “emëruar me post të rëndësishëm”: Rrena të tilla ka…

Data

Një lajm ka qarkulluar dje në disa media e portale, madje është shpërndarë edhe nga disa gazetarë që e mbajnë veten si ajka e gazetarisë shqiptare, se ish-deputeti demokrat, Mark Marku ishte “shpërblyer” nga kryeministri Edi Rama me një post zyrtar. Ky emërim vinte pak javë pas podkastit ku ish-ligjvënësi Marku ishte i ftuar nga kreu i qeverisë në pozicionin e moderatorit të “Flasim”. Por dje ka qenë vetë kryeministri Rama që e ka përgënjeshtruar publikisht me një reagim-postim në rrjetin social X (ish-Twitter), duke e cilësuar si “lajm të rremë”. Ai thekson se “të tilla rrena ka përditë dhe më shumë në kanalet pa filtra e as higjenë minimale që informojnë shqiptarët” dhe se e bënte “përgënjeshtrimin në respekt” të ish-deputetit Marku. “LAJM I RREMË! Sigurisht të tilla rrena ka përditë me shumicë në kanalet pa filtra e as higjenë minimale që informojnë shqiptarët, por e bëj këtë përgënjeshtrim vetëm në respekt të faktit që zoti Mark Marku ka ardhur qytetarisht në Podkastin FLASIM dhe më takon t’ia kthej respektin, si njeri me të cilin s’kemi as të njëjtat bindje politike, as varësira të asnjë natyre në punët tona”, shkroi dje Rama në rrjetet sociale. Por për çfarë lajmi bëhet fjalë?

“ ̈ ̈ Ö!

Qeveria ka dhënë sinjale për një tjetër reformë, e cila ka për synim të shërojë një prej “plagëve” të saj, transparencën. Reforma e cila pretendon të transformojë mënyrën se si institucionet ndajnë informacion me publikun dhe median, do të bëhet përmes një grupi pune ndërinstitucional. Burimet tregojnë se drejtuesi i kësaj reforme, i përzgjedhur nga vetë kryeministri Rama është Mark Marku. Marku, veçse pedagog i gazetarisë në Universitetin e Tiranës, ka qenë edhe deputet i Partisë Demokratike, dhe rival politik i Edi Ramës në qarkun Lezhë, ku profesori ishte edhe drejtues politik për opozitën në vitin 2021. Mark Marku u shfaq pak muaj më parë në podcastin “Flasim” të kryeministrit Rama, duke dhënë shenjat e para të një ndryshimi të marrëdhënies mes dy kundërshtarëve të dikurshëm. Pas kësaj shfaqjeje, Marku fitoi zgjedhjet si Dekan e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, e me sa duket, edhe besimin e kryeministrit për të drejtuar një reformë të rëndësishme”, shkruante dje një faqe në rrjetin social “Facebook”, ndërkohë që këtë shkrim e shpërndanë në profilet e tyre mediatike edhe disa gazetarë “elitarë” që janë edhe pjese e shoqatave të mediave shqiptare dhe japin edhe leksione gazetarie. Ndërkohë disa minuta pas reagimit të kryeministrit gazetarët nxituan dhe e hoqën lajmin, duke dalë blof dhe u demaskuar se prodhuan e mbështet një lajm të rremë apo siç njihet ndryshe “Fake News”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related