Rama në Javën e Qëndrueshmërisë Abu-Dabi 2025, marrëveshje për energjinë, bujqësinë dhe financat

Data

Kryeministri Edi Rama udhëtoi dje drejt Emirateve të Bashkuara Arabe, në kuadër të pjesëmarrjes në eventet e Javës së Qëndrueshmërisë Abu-Dabi 2025, (Abu Dhabi Sustainability Ëeek – ADSË). Java e Qëndrueshmërisë Abu-Dabi 2025 janë një platformë globale, e mbështetur nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe lideri i saj i energjisë së pastër, Masdar, për të adresuar sfidat më emergjente të qëndrueshmërisë në botë, përmes diskutimeve të përbashkëta mes vendeve, që përshpejtojnë zhvillimin e përgjegjshëm dhe nxisin përparimin gjithëpërfshirës ekonomik, social dhe mjedisor. Për më shumë se 15 vjet, ADSË ka bërë bashkë vendimmarrës nga qeveritë, sektori privat dhe shoqëria civile për të çuar përpara axhendën globale të qëndrueshmërisë përmes dialogut, bashkëpunimit ndërsektorial dhe zgjidhjeve me ndikim.

Mbrëmjen e kryeministri, Kryeministri Rama do të marrë pjesë në pritjen zyrtare të ADSË, bashkë me krerë të shteteve dhe liderëve botërorë, politikëbërësve të lartë dhe specialistëve të industrisë, dhe në mbrëmjen gala të çmimit “Zayed Sustainability”, një çmim që nderon trashëgiminë humanitare dhe të qëndrueshme të babait themelues të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Zayed bin Sultan Al Nahyan, që u akordohet ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, organizatave jofitimprurëse dhe shkollave të mesme globale me zgjidhje të qëndrueshme ndikuese, inovative dhe frymëzuese. Deri më sot janë nderuar me këtë çmim 117 fitues, nëpërmjet të cilëve tyre është transformuar jeta e 384 milionë njerëzve. Ndërsa nesër, Kryeministri Rama do të marrë pjesë në sesionin plenar me temë: “Fuqizimi i Progresit të Qëndrueshëm”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related