“Rama dhe Balluku si një ‘binom hajdutësh’”, Berisha ashpërson akuzat: Do marrin atë që meritojnë nga qytetarët

Data

Sali Berisha ka ashpërsuar sërish tonet ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke i akuzuar për bashkëpunim në afera të dyshuara korruptive.

Në një deklaratë për mediat, kreu i opozitës iu referua daljes së fundit publike të Ramës dhe Ballukut në Fier, duke theksuar se ajo vjen vetëm pak kohë pasi, sipas tij, kryeministri i ka ofruar mbrojtje politike Ballukut përballë akuzave dhe zhvillimeve që lidhen me hetimet e SPAK.

Berisha ironizoi edhe një deklaratë të fundit të Ramës për sistemin e drejtësisë, duke thënë se kryeministri është bërë “barsaletë në mediat ndërkombëtare”. “Dje deklaroi se shpata e drejtësisë është në zyrën time. Ta kuptojnë mirë shqiptarët dhe partnerët tanë se çfarë drejtësie ka Shqipëria,” u shpreh ai.

Duke vijuar akuzat, Berisha e cilësoi marrëdhënien mes Ramës dhe Ballukut si një “binom hajdutësh”, ndërsa përdori edhe tone ironike për ta përshkruar këtë raport. Sipas tij, të dy përfaqësojnë një bashkëpunim që do të marrë përgjigjen e qytetarëve.

“Ata shkojnë bashkë si një binom hajdutësh që do marrin vendin e merituar nga qytetarët shqiptarë,” deklaroi lideri i Partisë Demokratike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related