Radhë të gjata automjetesh janë krijuar në pikën kufitare të Kapshticës, ku qytetarët raportojnë pritje që arrijnë deri në dy orë për të kaluar drejt Greqisë.
Sipas udhëtarëve, vonesat janë shkaktuar nga procedurat e kontrollit në palën greke, ndërsa në pikën shqiptare kalimi kryhet normalisht.
Kapshtica është një nga pikat kufitare më të frekuentuara mes Shqipërisë dhe Greqisë, megjithëse situata të tilla zakonisht shfaqen gjatë sezonit turistik veror.
Udhëtarët thonë se pritjet e gjata kanë nisur prej disa muajsh, që kur pala greke ka nisur të aplikojë një sistem të ri për kontrollin e hyrje-daljeve në territorin e Bashkimit Europian.
Sipas tyre, procedurat për shtetasit grekë kryhen më shpejt, ndërsa shtetasit shqiptarë dhe të huaj përballen me pritje më të gjata në kufi.
