Mbrëmjen e djeshme (28 shkurt) në Krujë, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, mbeti i plagosur, pronari i një pike shitje makinash, Artan Goga.
Autori 43-vjeçar, Perlat Merlika qëlloi me armë zjarri Gogën duke i shkaktuar plagë
I plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi:
Ditën e sotme, është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë Krujë dhe u arrestua shtetasi P. M., 43 vjeç, banues në Krujë.
Ky shtetas, ditën e djeshme, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A. G., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
