Punonjësit shqiptarë përdorin matematikë elementare në punë, shumë më pak se rajoni dhe BE

Data

Punonjësit shqiptarë përdorin përllogaritje matematikore në vendin e punës më pak se në Ballkan dhe në vendet e BE-së, pasi ekonomia jonë është e bazuar në një model ekonomik që nuk kërkon shumë aftësi

Më shumë se gjysma (54%) e shqiptarëve raportojnë se kryejnë llogaritje të thjeshta me numra, për shembull, duke shtuar, duke zbritur, duke shumëzuar ose duke pjesëtuar, si pjesë e punës së tyre kryesore, vuri në dukje Anketa Europiane për Aftësitë dhe Vendet e Punës. Kjo përqindje është më pak se mesatarja e 5 vendeve të Ballkanit Perëndimor (WB5 60%) dhe BE-së (76%),

Të dhënat e anketës tregojnë se burrat kanë më shumë gjasa se gratë (57% kundrejt 51%) që të kryejnë llogaritje të thjeshta, si dhe punëtorët më të rinj (66% e atyre të moshës 25-34 vjeç kundrejt 33% e atyre të moshës 55-64).

Detyra të tilla janë gjithashtu më të zakonshme tek ata me arsim të nivelit të lartë (70%), krahasuar me 58% të atyre me arsim të mesëm dhe 31% të atyre me arsim të nivelit të ulët.

Në mënyrë të ngjashme, përqindja e atyre që punojnë në profesione të kualifikuara që i përgjigjen kësaj pyetjeje në mënyrë pozitive është shumë më e lartë (74%) sesa tek ata me profesione që lidhen me punë manuale (54%), gjysmë të kualifikuar (47%) dhe elementare (31%).

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related