Protesta e 39-të radhazi kundër qeverisë vijoi mbrëmjen e së mërkurës me një marshim në rrugët e Tiranës, ku protestuesit kaluan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike.
Gjatë kalimit pranë selisë blu, pjesëmarrësit hodhën thirrje kundër të dyja kampeve politike, duke brohoritur slogane si “Rama, Sala, f*ck you!” dhe “Opozitë e shitur!”, duke shprehur pakënaqësinë e tyre si ndaj qeverisë, ashtu edhe ndaj opozitës.
Në vijim të marshimit u dëgjuan edhe thirrje të tjera, mes tyre “Ju erdhi fundi”, si dhe slogane drejtuar figurave politike.
Pas ndalesës pranë selisë së Partisë Demokratike, protestuesit vijuan marshimin në rrugët e kryeqytetit, duke ritheksuar kërkesat e tyre për ndryshim politik dhe largimin e qeverisë.
