“Protestat do të vijojnë më të fuqishme”, Sali Berisha nga SPAK: Dosja “Rama-Balluku” është “gropë e zezë” dhe nuk do të mbyllet

Data

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se opozita do të vijojë protestat, duke paralajmëruar se ato do të jenë edhe më të fuqishme në ditët në vijim.

Deklarata u bë pas paraqitjes së tij në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Në komunikimin me mediat, Berisha u ndal edhe te ajo që ai e quan dosja “Rama-Balluku”, duke e cilësuar si një çështje që nuk mund të mbyllet.

Sipas tij, kjo dosje përbën një problem serioz për kryeministrin Edi Rama dhe ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

“Protestat do të vijojnë dhe do të jenë edhe më të fuqishme. Dosja Rama-Balluku nuk mbyllet. Është një gropë e zezë për ta”, u shpreh Berisha.

Ai theksoi se, pavarësisht zhvillimeve politike apo institucionale, sipas tij kjo çështje do të mbetet në fokus të opozitës dhe opinionit publik.

Deklaratat e Berishës vijnë në një moment tensioni politik, ku protestat e opozitës dhe përplasjet me mazhorancën kanë qenë të shpeshta, ndërsa çështjet në drejtësi po shoqërohen me reagime të forta nga aktorët politikë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related