Qytetarë të shumtë janë mbledhur sërish këtë të martë për të protestuar për ngjarjen e rëndë para shkollës “Fan Noli” ku mbeti i vrarë 14-vjeçari Martin Cani, pas një përplasjeje me bashkëmoshatarë të tij.
Protestuesit janë mbledhur para shkollës ‘Fan Noli’ fillimisht e më pas kanë marshuar drejt Ministrisë së Arsimit, ku edhe më herët kanë protestuar duke kërkuar dorëheqjen e Manastirliut.
Pjesë e protestës kanë qenë dhe prindërit e Martin Canit të cilët shprehën dhimbjen e madhe që i ka kapluar nga kjo tragjedi.
‘Një akt i trishtë dhe i pashpirt na mori ty nga kjo botë, por ne e dimë se tani je lart, mes engjëjve, duke na mbrojtur.’– janë shprehur familjarët e tij.
