Protesta para Kuvendit shoqërohet me incidente gjatë hyrjes së Vangjel Dules në seancë

Data

Protesta e zhvilluar jashtë godinës së Kuvendit u shoqërua me incidente gjatë mbërritjes së deputetëve dhe personave të tjerë që hynin në institucion për seancën plenare.

Gjatë hyrjes së kryetarit të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ), Vangjel Dule, një grup protestuesish artikuloi thirrje dhe akuza në drejtim të tij. Në të njëjtën kohë, u hodhën vezë dhe domate drejt hyrjes së Kuvendit, duke prekur disa prej personave që ndodheshin në zonë.

Sipas pamjeve të publikuara nga vendngjarja, mes personave të prekur ishte edhe një grua, e cila u pa duke pastruar veshjen e saj pasi u godit nga sendet e hedhura gjatë protestës.

Incidentet ndodhën në një kohë kur forca të shumta policie ishin të angazhuara për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e hyrjes në godinën e Kuvendit.

Deri në publikimin e këtij materiali, nuk ka pasur reagim nga Vangjel Dule lidhur me incidentin. Qëndrimet dhe thirrjet e dëgjuara gjatë protestës përfaqësojnë opinionet e protestuesve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related