Protesta në Thumanë/ Berisha: I bëj me dije Rrumbullakut, do ta paguash shtrenjtë

Data

Kreu i PD, Sali Berisha në fjalën e tij përpara protestuesve është shprehur se nesër 80 mijë banorë të Krujës, Fushë Krujës, Thumanës, janë në protestë legjitime.

Berisha ka theksuar se ata janë në të drejtën e Zotit, në të drejtën e tyre, janë njerëzit më të ndëshkuar.

“Të dashur miq, nesër 80 mijë banorë të Krujës, Fushë Krujës, Thumanës, janë në protestë legjitime.

I bëj me dije Rrumbullakut, mos kërcëno protestuesit dhe mos guxo se çdo acarim do ta paguani shtrenjtë.

Ata janë në të drejtën e Zotit, në të drejtën e tyre, janë njerëzit më të ndëshkuar.

Ndaj dhe rruga është e tyre, mos guxo të prekësh njeri me dorë.

Edhe njëherë përshëndetjen më të përzemërt, mirënjohjen më të pakufishme.

Fitore, fitore, fitore!”, tha Berisha

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related