Protesta në ditën e 11-të, qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë: Kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

Data

Qytetarë nga Tirana dhe qytete të ndryshme të vendit pritet të mblidhen sërish këtë mbrëmje para Kryeministrisë në kuadër të protestës kombëtare, e cila ka hyrë në ditën e saj të 11-të.

Tubimi është paralajmëruar të nisë në orën 18:00, ndërsa organizatorët presin pjesëmarrje të gjerë pas protestës së një nate më parë, e cila vijoi deri pas mesnate. Protestuesit kanë artikuluar si kërkesë kryesore dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar gjithashtu ndryshime të thella në mënyrën e qeverisjes së vendit.

Sipas pjesëmarrësve, protesta ka kaluar tashmë kufijtë e një reagimi të zakonshëm qytetar, duke u shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër korrupsionit, mungesës së transparencës dhe politikave që, sipas tyre, kanë dëmtuar interesin publik.

Ndërkohë, mbështetje për protestat është shprehur edhe nga komunitetet shqiptare jashtë vendit, ku gjatë ditëve të fundit janë organizuar tubime solidariteti në disa qytete europiane dhe amerikane.

Me pankarta dhe thirrje që kërkojnë ndryshim politik, protestuesit kanë deklaruar se do të vijojnë mobilizimin e tyre deri në plotësimin e kërkesave që i konsiderojnë jetike për të ardhmen e vendit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related