Prostitucion në apartament me qira në Vlorë, goditet rrjeti kriminal i shtetasve kinezë

Data

Një apartament i marrë me qira, ku shfrytëzohej një grua për prostitucion, është zbuluar në qytetin e Vlorës, duke çuar në goditjen e një rrjeti kriminal të organizuar nga shtetas kinezë.

Operacioni u zhvillua në lagjen “Pavarësia”, ku, sipas Policisë, ushtrohej aktivitet i paligjshëm prostitucioni. Si rezultat i hetimeve, u arrestuan dy shtetas kinezë, një burrë dhe një grua, të cilët dyshohen si organizatorë dhe bashkëpunëtorë të veprimtarisë kriminale, ndërsa një bashkëpunëtore tjetër është shpallur në kërkim.

Në pranga ranë:

  • X. L., 40 vjeçe, shtetase kineze
  • B. Ë., 31 vjeç, shtetas kinez

Ndërsa u shpall në kërkim:

  • K. X., 50 vjeçe, shtetase kineze

Sipas njoftimit zyrtar, të arrestuarit dyshohet se shfrytëzonin për prostitucion shtetasen kineze J. G., 52 vjeçe, në një apartament që e kishin marrë me qira posaçërisht për këtë qëllim.

Punëtorja e seksit, si edhe një shtetas E. B., i cili u gjet në apartament dhe dyshohet të ketë qenë klient, u proceduan penalisht për veprën penale “prostitucion”.

Operacioni, i koduar “Victim”, u finalizua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.

Policia bën me dije se vijon puna për kapjen e shtetases së shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, ndërsa materialet procedurale i janë referuar prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related