Pritjes i vjen fundi, Hungaria ratifikon anëtarësimin e Suedisë në NATO

Data

Parlamenti i Hungarisë ka ratifikuar kërkesën e Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO, duke hequr kështu edhe pengesën e fundit të madhe për anëtarësim.

Kryeministri suedez, Ulf Kristersson tha:”Sot është një ditë historike. Parlamentet e të gjitha vendeve anëtare të NATO-s kanë votuar tani në favor të pranimit të Suedisë në NATO.

Suedia është e gatshme të marrë përgjegjësinë e saj për sigurinë euroatlantike”.

Sekretari i Përgjithshëm  i NATO-s , Jens Stoltenberg përshëndeti votimin duke shtuar: “Anëtarësimi i Suedisë do të na bëjë të gjithëve më të fortë dhe më të sigurtë”.

Hungaria  ishte shteti i fundit nga 31 anëtarët që ratifikon pranimin e Suedisë në Aleancë, e cila është e dyta në pak kohë, pas anëtarësimit të Finlandës.

Suedia dhe Finlanda në NATO do të thotë më shumë kilometra kufi me Rusinë i mbrojtur  nga Aleanca.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related