Presidenti amerikan Donald Trump mbajti këtë të martë një mbledhje të kabinetit për të diskutuar disa çështje, duke përfshirë tregtinë dhe përdorimin e burimeve federale për të goditur krimin.
Krimi ishte një temë kryesore gjatë takimit, me Trumpin që akuzoi demokratët se janë pro krimit dhe tha se do të ishte një çështje e madhe në zgjedhjet e ardhshme të mesit të mandatit.
Trump hapi takimin duke folur për arritjet e administratës së tij, duke thënë se nuk kishte inflacion dhe se fabrikat po ktheheshin në SHBA si rezultat i tarifave
