Presidenca e RMV-së “nuk e njeh” shqipen, Qeveria pjesërisht, ndërsa Kuvendi po

Data

“Ka ligj, por ka edhe Maliq”, kjo është shprehja që i përshtatet më së miri përdorimit të gjuhës shqipe në institucionet e vendit. Ligji është, por ka dhe “Maliq”, nga i cili varet zbatimi i saj, pasi saherë që ndryshon përbërja qeveritare, ndryshon edhe zbatimi i saj. Në këtë drejtim, Portalb.mk, ka analizuar përdorimin e shqipes për një javë në komunikatat me mediat dhe ueb-faqet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Presidencës dhe Kuvendit, tani që me këto institucione kryesojnë njerëz të rinj.

Gjatë shtatë ditëve të analizuara (12-18 shtator) të komunikatave të këtyre tre institucioneve, vërehet që Presidenca nuk e përfill fare gjuhën shqipe, Qeveria dërgon komunikata edhe në shqip edhe pse me vonesë dhe jo të gjitha, ndërsa Kuvendi gjithmonë e zbaton gjuhën shqipe, përveç përjashtimeve tepër të rralla.

Presidenca

Gjatë shtatë ditëve të analizuara, presidenca nuk e ka dërguar as edhe një komunikatë në gjuhën shqipe, ndërsa praktikë të ngjashme ka pasur edhe gjatë kryesimit të këtij institucioni nga ish-presidenti Stevo Pendarovski. Megjithatë sërish nuk ka qenë në këtë nivel. Edhe pse me raste shumë të rralla, dërgohej tek-tuk ndonjë komunikatë në gjuhën shqipe.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related